LAJMI I FUNDIT:

Samsung dhe Apple lider global, edhe pse me përqindje më të vogël të tregut

Samsung dhe Apple lider global, edhe pse me përqindje më të vogël të tregut

Gjigantët e hapësirësë mobile, përkatësisht telefonave të mençur mobil Samsung dhe Apple ende mbesin të tillë, dhe në maje të listës së prodhuesve global, edhe pse rivalët më të vegjël sikurse Huawei dhe Lenovo janë duke marrë një pjesë të pjesëmarrjes së tyre në treg.

Kompania e hulumtimeve Strategy Analytics thotë se pjesëmarrja e Apple dhe Samsung ka rënë në 46.5% nga 49.9% sa ishte më herët.

Megjithatë, shitjet e tyre ishin gjithsesi masive, pasi që Samsung ka arritur të shesë 89 milionë telefona mobil, ndërsa Apple ka shitur 43.7 milionë iPhone.

Kjo nuk nënkupon se këto kompani kanë probleme me shtijet, por vetëm se janë duke marrë më pak treg, pasi që numri i telefonave të shitur është rritur në përgjithësi, dhe një pjesë e rivalëve të tyre kanë përfituar nga ky zgjerim i tregut. / Telegrafi /