LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton linjën e produkteve Level

Samsung prezanton linjën e produkteve Level

Lideri global i telefonave mobil, Samsung ka prezantuar linjën e produkteve të reja premium për audio në pajisjet mobile, të cilën e ka quajtur Level.

Në fakt, në linjën e produkteve Level, Samsung ka përfshirë produktet si Level Over (dëgjueset jashtë veshëve), Level On dhe Level In (dëgjueset në veshë), si dhe Level Box (Bluetooth Speaker).

Kompania jugkoreane ka njoftuar se këto produkte do të jenë në dispozicion për shitje në kanalet online dhe ato me pakicë që nga mesi i muajit maj, në shumicën e vendeve të botës.

Drejtori i Samsung dhe shefi i produkteve mobile, JK Shin ka thënë se “Samsung e kupton rëndësinë e muzikës dhe audios në jetën e përdoruesve të saj. Me serinë e produkteve të Level, ne kemi krijuar një linjë të jashtëzakonshme të produkteve audio për përdorim nga ata që kanë pajisje mobile. Produktet e Level kanë estetikë, zë dhe kontrollë të jashtëzakonshme nga pajisjet mobile”. / Telegrafi /