LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Core 2 me dy kartela, vjen muajin e ardhshëm

Samsung Galaxy Core 2 me dy kartela, vjen muajin e ardhshëm

Një raport i ri nga faqja ruse high-tech.mail.ru thotë se Samsung është duke u bërë gati të prodhojë edhe një model të ri të telefonit, të cilin do ta quajë Samsung Galaxy Core 2, dhe të njëjtin do ta prezantojë në treg gjatë muajit maj.

Sipas Hi-tech.mail thuhet se specifikat e Samsung Galaxy Core 2, do të përfshijnë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.5-inç dhe rezolucionin prej 800 x 480 pikselëve, procesorin me 1.2GHz quad-core, 512MB RAM dhe 4GB memorie të brendshme me portin për mikro SD, e cila mund ta rris kapacitetin e memories së telefonit.

Karakteristikat tjera të telefonit përfshijnë edhe kamerën me 5MP për foto dhe video si dhe kamerën e përparme me 0.3MP, baterinë me 2,000 mAh, SIM të dyfishtë dhe Android 4.4 KitKat.

Çmimi i Galaxy Core 2 pritet të jetë i përafërt me 277 dollarë. / Telegrafi /