LAJMI I FUNDIT:

Facebook raporton 1 miliardë përdorues mujor mobil

Facebook raporton 1 miliardë përdorues mujor mobil

Në prezantimin e të ardhurave të kompanisë për tremujorin e parë të vitit, Facebook njoftoi se tani më shumë se një miliard përdorues janë duke e vizituar faqen e saj nga pajisjet mobile çdo muaj, duke arritur edhe një tjetër moment historik për rrjetin social.

Facebook ka thënë se profiti i saj është rritur për 34 për qind, për të arritur në 2.5 miliardë dollarë, dhe më këtë ka thyer pritjet dhe rekordet e mëparshme. Analistët kishin pritur që rritja e Facebook të jetë në nivelin prej 24 për qind, me vlerë prej 2.36 miliardë dollarësh.

Për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, të ardhurat e facebook janë rritur për 74 për qind. / Telegrafi /