LAJMI I FUNDIT:

Yahoo synon të bëhet motori primar i kërkimit në iPhone dhe iPad

Yahoo synon të bëhet motori primar i kërkimit në iPhone dhe iPad

Yahoo është duke punuar në dy projekte brenda kompanisë të njohura si"Fast Break" dhe "Curveball", me të cilat synon ta bind kompaninë Apple që ta bëjë motorin e saj të kërkimit mobil si zgjedhjen e parë për shfletimin e internetit nga pajisjet e bazuara në iOS, raporton Re / code.

Vitin e kaluar, gazeta Wall Street Journal gjithashtu pati raportuar se Yahoo dhe Apple ishin duke e diskutuar mundësinë e integrimit të më shumë shërbimeve të Yahoo-së në iOS, përveç aplikacioneve të Weather dhe Stocks, të cilat janë të para-instaluara në iPhone apo iPad.

Tani thuhet se drejtoresha e Yahoo, Marissa Mayer është duke e përgatitur një prezantim të detajuar të cilin do ta bëjë publik te drejtorët e Apple, dhe me të cilin ajo do të tregojë se si do të duket produkti i ri i kërkimit mobil nga motori i Yahoo-së.

Aktualisht, Yahoo dhe Microsoft janë në mes të marrëveshjes 10 vjeçare për kërkim dhe reklamim, edhe pse drejtoresha ekzistuese e Yahoo, Mayer është duke u munduar që ta ndërprejë këtë bashkëpunim. / Telegrafi /