LAJMI I FUNDIT:

Google, telefonat e Project Ara, vitin e ardhshëm

Google, telefonat e Project Ara, vitin e ardhshëm

Google së fundmi e kishte paralajmëruar fillimin e Project Ara MDK (Modular Developer Kit), ndërsa tani janë dhënë disa informacione për lansimin e pajisjeve të para të Project Ara

Paul Eremenko drejtuesi i Project Ara, në konferencën e zhvilluesve është deklaruar për kohën e lansimit të pajisjeve të Project Ara.

Sipas të gjitha gjasave, Google do ta lansojë modelin e parë të telefonit nga Project Ara në janar të vitit 2015, ndërsa modeli i parë i telefonit do të quhet Gray Phone.

Arsyeja pse ky telefon do të quhet Gray, sipas ngjyrës, është se i njëjti do të projektohet të jetë plotësisht në dispozicion të personalizimit nga përdoruesit.


Me Project Ara, Google synon ta shkund industrinë mobile, pasi që ideja e këtij projekti është që përdoruesi të mund të shtojë pjesë tjera në telefon, sipas nevojës së tij, në vend se ta blejë një model krejtësisht të ri të telefonit. / Telegrafi /