LAJMI I FUNDIT:

Amazon të prezantojë telefonin në 3D

Amazon të prezantojë telefonin në 3D

Pothuajse çdo vit rreth kësaj kohe, flitet se Amazon do ta lëshojë një model të telefonit të mençur, të cilin do t’ia bashkëngjes linjës së tabletëve të saj të famshëm, Kindle Fire.

Mirëpo, tani një raport i ri i CNBC thotë se kësaj radhe përfundimisht Amazon do ta prezantojë telefonin e saj në një ngjarje speciale gjatë muajit korrik, dhe ky model do të jetë lehtë i dallueshëm nga rivalët pasiqë do të vijë me teknologjinë 3D, e cila do të mundësojë shikimin e fotografive pa pasur nevojë për syze.

Në fakt, kjo do të bëhet e mundur përmes teknologjisë retina dhe katër kamerave të përparme dhe sensorëve tjerë të cilët do të bëjnë të mundur shikimin e fotografisë në 3D, duke dhënë një perspektivë të ngjashme me atë të hologramit.

Telefoni i mençur i Amazon me 3D thuhet se do të jetë në dispozicion në treg gjatë muajit shtator të këtij viti. / Telegrafi /