LAJMI I FUNDIT:

OnePlus One prezantohet më 23 prill

OnePlus One prezantohet më 23 prill

Në forumet e dedikuara për modelin e ri të telefonit të HTC, OnePlus është bërë e ditur se data zyrtare e lansimit të telefonit të shumë-pritur do të jetë 23 prilli i këtij viti.

Megjithatë, kjo do të jetë data e lansimit të modelit të ri të telefonit të HTC, ndërsa ende nuk dihet data e paraqitjes në treg të këtij modeli, edhe pse ka zëra që thonë se kjo do të ndodhë në tremujorin e dytë të vitit 2014.

Disa nga karakteristikat e përfolura të OnePlus përfshijnë ekranin me diagonalen prej 5.5 inç në 1080p, procesorin quad-core Snapdragon 801, kamerën e pasme me 13-mega-piksel, 16GB apo 64GB memorie të brendshme dhe baterinë me 3100mAh.

OnePlus do të vijë edhe në opsionin me CyanogenMod, i cili është thënë se do të shitet për një çmim prej 400 dollarësh. / Telegrafi /