LAJMI I FUNDIT:

SHBA të mbyll bazën e të dhënave për NSA

SHBA të mbyll bazën e të dhënave për NSA

Sipas një raporti të fundit nga New York Times thuhet se Presidenti Obama do ta shpalosë legjislacionin e ri, i cili do ta përfundojë qasjen e NSA në bazën e të dhënave të telefonave mobil.

Nëse propozimi miratohet, atëherë NSA nuk do të jetë në gjendje të mbledhë më të dhënat telefonike apo të ketë qasje në shumicën prej tyre, pasi që të dhënat personale të përdoruesve do të mbeten në duart e atyre që e posedojnë telefonin dhe shërbimin mobil.

Kompanitë telefonike nuk do të kenë më nevojë t’i mbajnë të dhënat e përdoruesve, siç u kërkohej më parë, dhe NSA do të ketë qasje në këto të dhëna vetëm me lejen e gjyqtarit të rastit përkatës.

Për momentin, NSA ruan të dhënat telefonike për 5 vjet, por kompanitë mobile më nuk do të jenë të obliguara për t’i mbajtur të dhënat për kohë kaq të gjatë.


Telefonitë mobile do të vazhdojnë t’i ruajnë të dhënat për 18 muaj, siç e bëjnë edhe aktualisht. / Telegrafi /