Edhe pse iPhone 6 është disa muaj larg nga lansimi zyrtar, në internet tashmë kanë rrjedhur disa specifika të mundshme të telefonit, të cilat japin detaje për procesorin, hollësinë, shpejtësinë dhe ekranin e telefonit më të ri të Apple.
Burimet e informacionit të cilat edhe në të kaluarën kanë dhënë shumë detaje të sakta për modelet e reja të iPhone sugjerojnë se iPhone 6 do të veçohet për hollësinë e jashtëzakonshme, si dhe procesorin edhe më të shpejtë krahasuar me modelin paraprak, iPhone 5S.
Sony Dickson ka shkruar në Twitter se iPhone 6 do të jetë vetëm 5.58 milimetra “i trashë”, dhe i njëjti do të vijë me ekranin Ultra-Retina me densitet prej 389 pikselëve për inç (ppi). Ai gjithashtu ka thënë se modeli i ri telefonit të Apple do të vijë me procesorin A8 me 2.6GHz.
“Këto karakteristika mund të jenë të vërteta” ka thënë Dickson, pa specifikuar burimet e informacionit të cilat i ka bërë publike.
Në anën tjetër, PhoneArena ka raportuar se madhësia e ekranit të iPhone 6 me 4.7-inç me 389 ppi mund të ofrojë rezolucionin prej 720p (HD) apo 1080p (Full HD).
Ndërsa një raport tjetër nga Macotakara, një burim i informacionit i cili ka qenë shumë herë i saktë për pajisjet e Apple, ka thënë se iPhone 6 do të inspirohet në dizajnin e iPhone 5C dhe gjeneratën e shtatë të iPod nano. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar