LAJMI I FUNDIT:

Amazon Smartphone vjen në fund të vitit?

Amazon Smartphone vjen në fund të vitit?

Që nga viti i kaluar nuk është folur shumë për modelin e mundshëm të telefonit të mençur nga kompania Amazon, ndërsa tani sipas disa thashethemeve të reja thuhet se ky model i telefonit do të debutojë në treg para fundit të vitit 2014.

Lajmi i fundit që ishte publikuar për telefonin potencial të Amazon ishte se i njëjti do të prodhohej nga HTC, edhe pse deri më tash nuk është thënë asgjë nga palët e përfolura në këtë temë.

Një raport i ri i publikuar nga The Information thotë se Amazon është duke planifikuar ta lansojë Amazon Smartphone jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe se projekti i kompanisë do të quhet ‘Project Aria’.

Amazon thuhet se tashmë është duke bërë marrëveshje me partnerët e saj ndërkombëtar për lansimin e Amazon Smartphone, i cili pritet të sjell versionin e modifikuar të sistemit operativ Android, ngjashëm sikurse tabletët e Amazon, Kindle Fire. / Telegrafi /