LAJMI I FUNDIT:

LG prezanton modelin L90

LG prezanton modelin L90

LG ka njoftuar se modeli i saj i ri i telefonit të mençur në linjën LG L Series III, do të jetë LG L90, një version mesatar i telefonit i cili do të bazohet në procesorin quad core 1.2GHz Qualcomm MSM8226.

LG L90 posedon ekranin e ndjeshëm me diagonalen prej 4.7 inç në teknologjinë qHD me rezolucion prej 540 x 960 pikselëve me 235 piksel për inç, ndërsa telefoni vjen me 1GB RAM.

Sa i përket memories, LG L90 sjell 8GB memorie të brendshme, si dhe portin për microSD e cila mund ta rris memorien deri në 32GB, si dhe dy kamera.

Kamera e përparme e telefonit sjell kamerën me 1.3 megapiksel, ndërsa ajo për foto dhe video është me 5 megapiksel./ Telegrafi /