LAJMI I FUNDIT:

HTC M8 me pamje të reja, del së shpejti

HTC M8 me pamje të reja, del së shpejti

Modeli më i ri i telefonit të HTC-së, i njohur si All New HTC One dhe HTC M8 ka qenë shumë i përfolur gjatë javëve të kaluara.

Pamjet e këtij modeli të ri të telefonit tashmë disa herë kanë rrjedhur në internet, ndërsa ka qenë edhe vet HTC ajo që ka publikuar disa pamje të telefonit, për të cilin është thënë se do të arrijë në treg më 25 mars.

Madje, për të qenë gati në kohën e dhënë, HTC ka marrë aprovimin e komisionit tregtar amerikan, i cili i verifikon pajisjet para se ato të paraqiten në treg.

Nga informacionet të cilat janë aktualisht në dispozicion, HTC M8 do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 5-inç, rezolucionin me 1080p, procesorin Snapdragon 801, 2/3GB RAM, dy sensor për kamerë dhe Android 4.4.2 KitKat me Sense 6.0 UI. / Telegrafi /