LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S5 do të kushtojë më lirë se modelet tjera rivale?

Samsung Galaxy S5 do të kushtojë më lirë se modelet tjera rivale?

Samsung tashmë e ka prezantuar modelin e saj të shumë-pritur të telefonit, Galaxy S5. Mirëpo, në ngjarjen e mbajtur në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë nuk ka thënë asgjë për çmimin e telefonit më të përfolur Android, i cili do të lëshohet në tregje të ndryshme me çmime të ndryshme.

Një raport i ri nga mediat koreane thotë se Samsung Galaxy S5 do të kushtojë më lirë se sa modelet tjera rivale (me siguri është menduar për iPhone 5S, HTC One dhe LG G2), apo së paku më lirë sesa Samsung Galaxy S4, kur ishte paraqitur në treg për herë të parë.

Një lajm të ngjashëm sot e ka raportuar edhe Bloomberg, sipas të cilit thuhet se modeli më i ri i telefonit të Samsung, Galaxy S5 do të jetë më i lirë sesa çmimet e lansimit të modeleve të kaluara të telefonave Galaxy.

Modelet e kaluara të Samsung fillimisht ofroheshin për një kosto prej 200 dollarësh me kontratat e lidhura me operatorët mobil të vendeve përkatëse, ndërsa tani pritet që çmimi i Galaxy S5 të jetë më i lirë edhe pa kontratë, por edhe në rast të kontratave 2 vjeçare të ofrohet me kosto më të ulët se 200 dollarë.


Samsung deklaroi se çmimin e Galaxy S5 do ta bëjë të ditur pas konsultimeve me rrjetet e mëdha mobile nëpër botë, por la të kuptohej se në cilindo rast, kostoja e telefonit të saj të ri do të jetë e volitshme për përdoruesit final.

Çka mendoni ju Telegrafista, sa do të jetë çmimi i Galaxy S5 në tregun tonë?