LAJMI I FUNDIT:

Acer prezanton modelet e reja, Liquid Z3 dhe Liquid E2

Acer prezanton modelet e reja, Liquid Z3 dhe Liquid E2

Acer i ka prezantuar dy modele të reja të telefonave të lirë Android, përkatësisht modelet Liquid Z3 dhe Liquid E2, të cilët do të vijnë në Evropë në muajt në vijim.

Liquid E3 sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.7 inç në IPS, ndërsa telefoni është i hollë vetëm 8.9mm, edhe pse në pjesën e përparme e posedon kamerën me 2MP për video thirrje, dhe ndriçuesin LED.

Në anën tjetër, Liquid Z4 ka ekranin pak më të vogël, me diagonale prej 4 inç, ndërsa të dyja modelet janë të pajisura me butonin e quajtur AcerRapid, i cili i lejon përdoruesit të bëjnë fotografi, edhe kur ekrani është i fikur.

Liquid E3 sjell procesorin quad-core 1.2GHz me 1GB RAM, 4GB memorie e cila mund të zgjerohet, Wi-Fi, GPS, DTS Sound, si dhe kamerën me 13 mega-piksel për të lehtësuar shkrepjen e fotografive “selfie”, dhe Android 4.2.2.


Për më shumë, Acer ofron edhe shërbimet si SnapNote për prezantime, AcerFloat për hapjen e më shumë dritareve, dhe Float Caller, për lajmërimin e thirrjeve, pa e ndërprerë punën në një aplikacion të caktuar. / Telegrafi /