LAJMI I FUNDIT:

Pasardhësi i HTC One, më 25 mars?

Pasardhësi i HTC One, më 25 mars?

Pasardhësi i telefonit kryesor të HTC-së, gjenerata e re e modelit HTC One pritet të arrijë më 25 mars të këtij viti, në një ngjarje të madhe mediale e cila do të mbahet në Londër.

HTC në Mbretërinë e Bashkuar e ka dhënë këtë njoftim përmes llogarisë së saj zyrtare në Twitter, duke thënë se “më i miri, tani do të bëhet edhe më i mirë”, duke aluaduar në gjeneratën e re të telefonit kryesor të kompanisë, HTC One.

Edhe pse nuk është përmendur emri i HTC One, apo versionit të ri i cili mund ta ketë edhe ndonjë prapashtesë, është e pritshme që HTC t’i referohet telefonit të saj të fundit, One, si më i miri që vjen nga kompania, pasi që i njëjti posedon specifikat më të mira.

Duke e ditur që versioni i ri i HTC One pritet të lëshohet gjatë muajit mars, mund të thuhet se prezenca e kompanisë gjatë Kongresit Botëror Mobil do të jetë më e zbehur. / Telegrafi /