LAJMI I FUNDIT:

Specifikat e “çmendura” të iPhone 6?!

Specifikat e “çmendura” të iPhone 6?!

Deri më sot janë dëgjuar një numër i madh i thashethemeve në lidhje me iPhone 6, në mesin e tyre kishte edhe pohime se gjenerata e re e telefonit të Apple do të vijë me një ekran më të madh, ndoshta rreth 5 inç në madhësi.

Ekrani i iPhone 6, i cili pritet të sjell madhësi të re dhe jo të zakonshme për telefonat e famshëm të Apple, thuhet se do të jetë i bërë nga safiri.

Në mesin e pohimeve të shumta të publikuara gjatë javëve të fundit hyn edhe lajmi se mbushësi i iPhone 6 do të mund të jetë i bazuar në energji diellore.

Këto janë disa nga karakteristikat e mundshme të iPhone 6, të cilat janë listuar nga burime dhe raporte të ndryshme mediale:


  1. Retina 2 – YRGB Pikselë
  2. SolarCharging përmes ekranit të iPhone
  3. Ekrani me diagonale prej 5.1 inç – madhësi e njëjtë e telefonit
  4. Kamera e pasme me 10 MegaPiksel
  5. Mundësi incizimi të videove në 4K
  6. Incizim i videos në 500 FPS
  7. Ndriçimi 2 – 10 X Shpejtësi më të madhe të transferimit të të dhënave – Mbushje të Baterisë
  8. MINI AUX, për ruajtjen e hollësisë së telefonit
  9. Stereo Sound IN/Out
Natyrisht, se ende nuk dihet nëse iPhone 6 do të mund ti sjell të gjitha këto karakteristika, mirëpo nëse të njëjtat do të jenë pjesë e këtij telefoni, me siguri se Apple do ta ketë një telefon të “çmendur” në treg. / Telegrafi /