LAJMI I FUNDIT:

LG bëhet gati për LG G3

LG bëhet gati për LG G3

LG ka një numër të telefonave të mençur në përgatitje, ndërsa modeli i saj i fundit, LG G Pro 2 pritet të vijë në treg brenda javës së ardhshme.

Mirëpo, kompania jug-koreane gjithashtu ka thënë se është duke punuar në një model të ri përcjellës të LG G2, i cili pritet të jetë pasardhësi i tij, LG G3.

Informacioni i fundit ishte se LG G3 do të lëshohet gjatë muajit maj, ndërsa tani është thënë se ky model tashmë është listuar në agjencinë e patentave, për regjistrim si model i ri.

LG G3 thuhet se do të vijë me ekranin QHD dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, madhësia e të cilit do të jetë e përafërt me 5.5 inç.


Karakteristikat tjera të LG G3 përfshijnë edhe kamerën me 16 mega-piksel, si dhe mundësinë e përdorimit të procesorit me 2.2GHz quad core, të cilin e ka zhvilluar LG./ Telegrafi /