LAJMI I FUNDIT:

Wozniak: Apple duhet të prodhojë edhe telefona në Android

Wozniak: Apple duhet të prodhojë edhe telefona në Android

Bashkë-themeluesi i kompanisë Apple, Steve Wozniak së fundmi dha një intervistë për revistën Wired, dhe një nga gjërat më interesante që tha Woz, ishte se Apple duhet të krijojë edhe telefona të mençur mobil që bazohen në Android.

Sipas Steve Wozniak, Apple do të bënte shumë mirë dhe të kishte sukses me një telefon të mençur Android, dhe me këtë ai mendon se Apple do të mund të konkurronte shumë mirë në të dyja sistemet operative, iOS dhe Android.

"Nuk ka asgjë që do ta ndalte kompaninë Apple nga tregu i Android, përkatësisht mbajtjes së Android si zgjedhje të dytë në tregun e telefonave të mençur " tha Wozniak. “Ne mund të luajmë në të dy fushat, në të njëjtën kohë. "

Mirëpo, përderisa Steve Wozniak nuk ka me të bëjë asgjë me drejtimin e Apple, dyshohet se Apple do ta merrte një hap të tillë.
Çka mendoni ju, a do të duhej që edhe kompania Apple të prodhonte telefona të mençur mobil në sistemin operativ Android?