LAJMI I FUNDIT:

Lenovo synon që Motorola të bëhet lider global në tregun mobil

Lenovo synon që Motorola të bëhet lider global në tregun mobil

Google njoftoi të mërkurën se ka arritur marrëveshje me prodhuesin kinez, Lenovo, për shitjen e kompanisë Motorola Mobility për 2.91 miliardë dollarë, çmim i cili e përfshin markën e Motorola-së, si dhe telefonat e saj aktual. Marrëveshja është duke pritur miratimin e autoriteteve rregullatore në të dyja vendet, SHBA dhe Kinë.

Së fundmi, drejtori ekzekutiv i Lenovo-së, Yuanqing Yang tha se kompania e tij ka ambicie të mëdha sa i përket blerjes së re, dhe se plani i saj është që t’i tekalojë rivalët e saj kryesor kompanitë Apple dhe Samsung. Në një intervistë për CNN Money ai dha më shumë detaje sa i përket blerjes së Motorola-së.

“Ne jemi plotësues për njëri-tjetrin. Së bashku ne do të fitojmë në industrinë e telefonave të mençur mobil. Lenovo e ka tregun kinez dhe tregjet tjera në zhvillim, ndërsa Motorola e ka SHBA-në, Amerikën Latine dhe një pjesë të Evropës. Prandaj, ky kombinim është i përkryer” ka thënë Yang.

Yang e ka përshkruar marrëveshjen me Motorola-në si një “rrëfim interesant dashurie”, dhe ka thënë se intreresimi për ta blerë kompaninë amerikanë është i kahmotshëm. Lenovo ende nuk e ka të qartë se çka do të bëjë me Motorola-në, pasi që fabrikat e tyre janë në SHBA. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori