LAJMI I FUNDIT:

Nexus 5 edhe me ngjyrë të kuqe

Nexus 5 edhe me ngjyrë të kuqe

Modeli më i mirë i telefonit në sistemin operativ Android, Google Nexus 5 duket se do të vijë edhe në një version të ri me ngjyrë të kuqe. Pamjet e versionit të kuq të Nexus 5 kanë rrjedh nga disa depo dhe nga foto të ndryshme të postuara në internet.

Të gjithë ata që kanë dyshime për ekzistencën e Nexus 5, duhet ta dinë se llogaria e famshme e @evleaks kanë postuar pamjen e cila besohet se është zyrtare e modelit dhe versionit të ri të Nexus 5.

Edhe pse me ngjyrë të re, Nexus 5 thuhet se posedon specifikat e njëjta harduerike, përkatësisht ekranin me 4.95 inç, rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin Snapdragon 800 me 2.3Ghz me Adreno 330 GPU dhe 2GB RAM.

Nexus 5 posedon edhe kamerën e përparme me 1.3 mega-piksel për video-komunikim dhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel me sensorin për stabilitetin optik, dhe mundësinë e incizimit të videove në full HD në 1080p.


Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me datën e mundshme të lansimit të LG Nexus 5 me ngjyrë të kuqe, edhe pse ka zëra që thonë se debutimi i këtij versioni do të jetë më 4 shkurt. / Telegrafi /