LAJMI I FUNDIT:

2013, Samsung shet 320 milionë telefona të mençur mobil

2013, Samsung shet 320 milionë telefona të mençur mobil

Sipas raportit të ri të publikuar nga Strategy Analytics thuhet se Samsung mbetet lider global për telefona mobil, pasi që kompania jugkoreane ka arritur të shesë më shumë se 319.8 milionë telefona të mençur, në mbarë botën.

Kjo shifër marramendëse e telefonave të shitur nga Samsung i ka dhënë kompanisë një pjesëmarrje të madhe të tregut global të telefonave, e cila arrin në 32%.

Dhe sipas kompanisë hulumtuese thuhet se suksesi i Samsung vjen pikërisht nga linja e saj e telefonave Galaxy, përkatësisht performanca e shkëlqyer e Galaxy S4 dhe Galaxy Note 3.

Bashkë me rivalin e saj kryesor Apple, Samsung përbën rreth gjysmën e telefonave të mençur të shitur gjatë vitit 2013, dhe kjo shifër është asgjë më e vogël se sa 500 milionë njësi të telefonave.


Megjithatë pritjet e Strategy Analytics janë që dy liderët kryesor të sfidohen nga përcjellësit, përkatësisht kompanitë si Huawei, LG dhe Lenovo, pasi që kjo treshe përbën rreth 14% të tregut global të telefonave. / Telegrafi /