LAJMI I FUNDIT:

LG G Pro 2 vjen në muajin shkurt

LG G Pro 2 vjen në muajin shkurt

Në mbrëmjen e ditës së diel, LG njoftoi zyrtarisht se do ta sjell pasardhësin e LG (Optimus) G Pro, të cilin do ta sjell në shkurt të këtij viti, dhe do të quhet LG G Pro 2.

Versioni original i G Pro është lansuar nën emrin “Optimus” gjatë Kongresit Botëror Mobil të vitit të kaluar, ndërsa këtë vit prodhuesi jug-korean është duke planifikuar që të nxjerr në treg pasardhësin e këtij modeli por me ekran gjigant.

Më saktësisht, G Pro 2 thuhet se do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5.5 inç në IPS, dhe opsionin e kamerës Photosphere, të nohur si VR Panorama.

Detajet tjera të këtij modeli të telefoni pritet të jepen në Kongresin Botëror Mobil, ngjarjen më të madhe të industrisë e cila mbahet në fund të muajit shkurt në Barcelonë. / Telegrafi /