LAJMI I FUNDIT:

Motorola me telefon të mençur për vetëm 50 dollarë!

Motorola me telefon të mençur për vetëm 50 dollarë!

Motorola është duke i thyer kufijtë me modelin e saj të fundit të telefonit, Moto X dhe versionin tjetër më të lirë të telefonit të mençur, Moto G.

Që nga lansimi e deri më sot, Moto X është ofruar në treg me çmime të zbritura, ndërsa Moto G ka qenë i lirë që nga fillimi.

Mirëpo, me sa duket kompania amerikane nuk është mjaftuar me këto modele të lira të telefonave të mençur, pasi që tani ka në plan të prodhojë edhe një model tjetër i cili do të jetë edhe më i përballueshëm për përdoruesit.

Edhe pse një telefon i mençur i cili kushton 180 dollarë mund të jetë i lirë për blerësit, drejtori i Motorola-së mendon se kjo nuk është e mjaftueshme, pasi që në një ngjarje publike ai ka pyetur se pse nuk mund të kemi një telefon të mençur i cili kushton vetëm 50 dollarë.


“Ne do ta provojmë një gjë të tillë” ka thënë ai. Dhe sipas analistëve të tregut pritet që kjo gjë të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm. / Telegrafi /