Një raport i ri i publikuar nga mediat koreane jep detaje të reja për pamjen dhe karakteristikat e mundshme të Samsung Galaxy S5.
Gjenerata e pestë e telefonit të Samsung është thënë se do të dal me teknologji të reja të cilat bazohen në gjurmët e gishtërinjëve, përkatësisht njohjes së gjurmëve të gishtave në vend të skanerit të njohur si “Iris”, të cilat do të ofrojnë mundësi edhe më të mira përmes teknologjisë "Air Gestures", e cila do të sjell karakteristika të cilat kanë munguar në paraardhësin e tij.
Në fakt, Galaxy S5 thuhet se do të përmbajë një “lexues gishtash”, i cili do të bëjë të mundur që përdoruesit të shtypin kudo në ekran për të filluar një veprim të caktuar i cili bazohet në gjurmën e gishtave.
Njëra prej karakteristikave të Samsung Galaxy S5 besohet se do të jetë ekrani i cili ka rezolucion më të madh sesa Galaxy S4, apo 2560 x 1440 pikselë, apo 560 për inç, pasi që ekrani i telefonit pritet të jetë me diagonalen prej 5 inç.
Përveç tjerash pritet që Samsung Galaxy S5 të vijë edhe me mbështjellësin e metaltë, për dallim prej paraardhësit të tij me mbështjellës prej plastikës.
Për më shumë thuhet se Samsung Galaxy S5 do të jetë modeli i parë i telefonit të Samsung i cili do ta ketë procesorin e ri me 64-bit, edhe pse ka dëshmi se Samsung mund ta përdor edhe procesorin e Qualcomm, Snapdragon 805.
Ka zëra që thonë se Samsung do të dal me dy modele të Galaxy S5, sikurse me S4, njëri prej të cilëve do ta ketë procesorin Snapdragon 805 dhe tjetri me procesorin me 64-bit processor, ndërsa thuhet se pajisja e fuqishme mobile e Samsung do të ofrojë edhe 4GB RAM.
Përveç kamerës së fuqishme në teknologjinë ISOCELL me 16 mega-piksel, Galaxy S5 thuhet se do të mbështetet në Android 4.4 Kit Kat. / Telegrafi /
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar