LAJMI I FUNDIT:

LG Optimus F3Q, model i ri me tastierë fizike

LG Optimus F3Q, model i ri me tastierë fizike

Kohëve të fundit rrallëherë na bie që të shohim një model të ri të telefonit të mençur i cili posedon tastierën fizike, pasi që shumica e prodhuesve nuk besojnë se ende ka treg për këto modele të telefonave. Megjithatë, jo të gjithë prej tyre janë të këtij mendimi.

Kjo, pasi që prodhuesi i famshëm jugkorean, kompania LG besohet se është duke punuar në një model të ri të telefonit, i cili do të vijë me tastierë fizike QWERTY.

Më saktë, bëhet fjalë për modelin e telefonit LG Optimus F3Q, për të cilin thuhet se do të lansohet zyrtarisht më 22 janar të këtij viti. Për më shumë, llogaria e famshme e @evleaks i ka publikuar disa pamje të LG Optimus F3Q, të cilat besohet se do të ngjajnë me ato zyrtaret, pas lansimit të telefonit në treg.

Dalllimi i këtij modeli në dizajn është kryesisht tek tastiera, përkatësisht butonat e tastierës të cilat tanimë duket finale.


Sipas @evleaks thuhet se LG Optimus F3Q do të vijë me diagonalen e ekranit në 4 inç WVGA procesorin dual-core në 1.2GHz, baterinë 2,460mAh, kamerën e pasme me 5MP si dhe Android 4.1.2 Jelly Bean. / Telegrafi /