LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti vjen Blackphone, telefoni më i sigurtë në Android?

Së shpejti vjen Blackphone, telefoni më i sigurtë në Android?

Blackphone është një telefon i ri i mençur i cili bazohet në sistemin operativ Android, dhe i cili është projektuar që ta mbroj privatësinë e përdoruesit, pasi që funksionet më të dallueshme të këtij modeli të telefonit synojnë mbajtjen e të gjitha të dhënave tuaja të sigurta.

Për më shumë, Blackphone vjen me një version të dedikuar të Android.

Blackphone bazohet në një version të sigurt të Android i cila quhet PrivatOS, ndërsa telefoni do të shitet pa u lidhur me ndonjë kontratë me operatorët mobil, që i bie që punon me çdo numër mobil që ju e përdorni.

Për Blackphone thuhet se është kompatibil me të gjitha modelet tjera të prodhuesve tjerë në treg. Madje kompania e cila e ka krijuar modelin e Blackphone thotë se “mjetet e instaluara në Blackphone ju japin gjithçka që ju nevojitet për ta marrë pronësinë e pranisë tuaj në telefon, pa lënë gjurmë dixhitale, dhe sigurohet se askush tjetër nuk mund të ju shikojë apo monitorojë, pa dijeninë tuaj”.


Blackphone do të shfaqet në Kongresin Mobil Botërore në Barcelonë muajin e ardhshëm. /Telegrafi/