LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e Normandy, modelit Nokia në Android?

Rrjedhin pamjet e Normandy, modelit Nokia në Android?

Modeli i ri i telefonit të Nokia-së, deri më tani i njohur me emrin Normandy, dallohet nga modelet tjera të telefonave të kompanisë pasi që thuhet se ky model do të bazohet në sistemin operativ të Google, Android. Kësaj radhe në internet janë paraqitur disa pamje të reja të këtij modeli, i cili thuhet se do të bazohet në versionin e ri të Android, KitKat.

Megjithatë, për telefonin e shumë-përfolur tani dihen shumica e karakteristikave, ndërsa lansimi i tij pritet të bëhet në panairin e madh të teknologjisë në Barcelonë, Kongresin Botëror Mobil.

Karakteristikat e përfolura të Nokia Normandy përfshijnë procesorin Qualcomm Snapdragon 200 SoC, 4” FWVGA, kamerën me 5MP, dhe Android 4.4.1 KitKat.

Nga pamja e jashtme shihet se Normandy duket ngjashëm me modelet e linjës Nokia Asha. Mirëpo, deri më tani për Nokia Normandy nuk është thënë asgjë nga Nokia apo Microsoft, edhe pse raportet mediale insistojnë se ky do të jetë një model i telefonit që bazohet në Google Android. / Telegrafi /