LAJMI I FUNDIT:

Apple me iPhone 6 me ekran 4.7” dhe fabletin e parë në 2014?

Apple me iPhone 6 me ekran 4.7” dhe fabletin e parë në 2014?

Përderisa prodhuesit e tjerë mundohen të krijojnë përparësi konkurruese përmes kamerave të telefonave të tyre me shumë mega-piksel, Apple thuhet se do të marrë një qasje tjetër në modelin e saj më të ri të telefonit të mençur, iPhone 6.

Rivali i iPhone 6, Samsung Galaxy S5 thuhet se do të vijë me kamerën e pasme me 16-megapiksel në krahasim me atë prej 13-megapikselëve të cilën e ka pasur në S4.

Ndërsa modeli tjetër i telefonit nga Sony posedon kamerën me 20.7-megapiksel, apo modeli kryesor i Nokia’së Lumia 1020, i cili ka kamerën e avancuar me 41-megapiksel. Mirëpo, Apple nuk do të garojë me rivalët e saj më të vegjël, pasi që njësoj sikurse iPhone 5S edhe iPhone 6 do të sjell kamerën e pasme me 8-megapiksel.

Në postimin e saj më të ri, The China Post ka thënë se gjenerata më e re e telefonit të Apple, iPhone 6 nuk do të vijë me kamerën me 13 e as 16 megapiksel, siç ishte thënë më herët.


China Post ka thënë se vendimi i Apple bazohet në kërkesat e dizajnit, i cili synohet të ketë formë shumë më të lëvizshme.

Thashethemet më të fundit thonë se Apple madje është duke i përgatitur dy modele të reja të iPhone, me të cilët do të debutojë gjatë vitit.

Njëri prej këtyre modeleve besohet se do të jetë iPhone 6, i cili besohet se do të jetë më i hollë se 5S dhe do të sjell ekranin me diagonale prej 4.7 inç, ndërsa tjetri do të jetë një fablet, të cilin Apple thuhet se do ta prezantojë në maj të këtij viti. / Telegrafi /