[tag_tagmanagerringier]a Telefonat e rinj Nokia Lumia do të ofrohen tek çdo operator - Telegrafi - Telegrafi Telefonat e rinj Nokia Lumia do të ofrohen tek çdo operator - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Telefonat e rinj Nokia Lumia do të ofrohen tek çdo operator

Telefonat e rinj Nokia Lumia do të ofrohen tek çdo operator

Nokia dhe Microsoft janë në mes të përfundimit të marrëveshjes për përvetësimin e kompanisë finlandeze nga Microsoft, përkatësisht njësinë mobile të Nokia-së dhe linjën e saj të telefonave Lumia.

Aktualisht, Microsoft e ka marrë kontrollin e zyrave qëndrore të Nokia’së në Finlandë, dhe siç thuhet tani një numër i konsiderueshëm i punëtorëve të Nokia-së tashmë janë duke punuar në modelet e reja të telefonave Lumia.

Vitin e kaluar, Nokia ka lansuar një numër të modeleve të reja të telefonave Lumia, dhe shumica prej tyre ofroheshin në kontrata ekskluzive me operatorët e rrjeteve mobile, ku një operator i caktuar ofronte një model të caktuar të telefonit.

Mirëpo, kjo strategji mund të ndryshojë së shpejti, pasi që Microsoft do ta marrë kontrollin e telefonave Lumia, dhe ndryshimi i parë i vërejtshëm do të jetë se Microsoft do të ofrojë të gjitha modelet e reja të telefonave tek të gjithë operatorët e mëdhenj në SHBA, dhe jo vetëm.


“Kjo strategji i ka mundësuar kompanisë të rritet tek operatorët individual. Mirëpo, kjo gjë do të ndryshojë pasi që ne do ti ofrojmë modelet e reja tek të gjithë operatorët” ka thënë Jo Harlow. / Telegrafi /