LAJMI I FUNDIT:

Motorola përgatit modelin e ri të telefonit për Evropë?

Motorola përgatit modelin e ri të telefonit për Evropë?

Motorola ka dërguar ftesat për një ngjarje të re mediale e cila do të mbahet në Londër, më 14 janar, dhe sipas njoftimeve të para thuhet se kompania amerikane e blerë nga Google do të lansojë një model të ri të telefonit të mençur.

Për momentin, modeli i shumë-përfolur i telefonit Motorola – Moto G, i cili ndryshe njihet edhe si modeli i lirë i telefonit të avancuar Android është në dispozicion në Evropë.

Në tregun amerikan, Motorola i ofron dy modele, versionin më të lirë të Motorola Moto G, dhe modelin tjetër të telefonit me specifika më të mira – Motorola Moto X.

Thashethemet e reja sugjerojnë se pikërisht bëhet fjalë për Motorola Moto X, i cili tani e tutje do të ofrohet edhe në tregun evropian. Në fakt, pritjet janë që Motorola ta lëshojë versionin e përmirësuar të Moto X, i cili do të jetë i dedikuar për përdoruesit evropian të telefonave të mençur mobil.


Mirëpo, përsëri mund të ndodhë që Motorola ta ofrojë një model krejtësisht të ri të telefonit për tregun evropian, dhe kjo gjë mbetet të shihet në ngjarjen e re të kompanisë e cila do të mbahet brenda muajit, në Londër. / Telegrafi /