LAJMI I FUNDIT:

Huawei zyrtarizon Ascend Mate 2

Huawei zyrtarizon Ascend Mate 2

Deri më sot në internet janë shfaqur shumë fotografi të ndryshme të modelit të ri të telefonit të Huawei, Ascend Mate 2, ndërsa tani gjenerata e dytë e telefonit të mençur është zyrtarizuar, dhe për këtë model janë prezantuar të gjitha karakteristikat.

Huawei Ascend Mate 2 sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 6.1 inç në ndërfaqen high definition me rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve.

Telefoni më i ri në Android vjen me lidhjen 4G LTE dhe në dy opsione për procesorët, versionin me quad core 1.6GHz Qualcomm MSM8928 apo quad core 1.6GHz HiSilicon Cortex-A9, i cili është prodhim i vetë Huawei.


Ascend Mate 2 përfshin edhe 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, si dhe opsionin për zgjerimin e memories me mikro SD kartelë, me 32GB.

Huawei Ascend Mate 2 sjell edhe dy kamera, atë të përparmen me 5 megapiksel me f/2.5 dhe kamerën e pasme me 13 megapiksel me f/2.0 në pjesën e pasme.

Ascend Mate 2 do të bazohet në Android 4.3 Jelly Bean, baterinë me 4,050 mAh, si dhe ndërfaqen e Huawei – Emotion UI 2.0.

Gjatë muajit mars, Huawei Ascend Mate 2 do të paraqitet në tregun amerikan, dhe fillimisht do të ofrohet nga operatori mobil AT&T. / Telegrafi /