[tag_tagmanagerringier]a ZTE prezanton Grand S2, dhe pajisje tjera të reja - Telegrafi - Telegrafi ZTE prezanton Grand S2, dhe pajisje tjera të reja - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

ZTE prezanton Grand S2, dhe pajisje tjera të reja

ZTE prezanton Grand S2, dhe pajisje tjera të reja

Prodhuesi kinez ZTE tashmë ka zyrtarizuar modelin e ri të telefonit të saj të mençur – ZTE Grand S2, të cilin kompania do ta prezantojë në panairin e CES 2014, i cili mbahet këtë muaj.

Bashkë me ZTE Grand S2, kompania gjithashtu do t’i prezantojë modelet ZTE Sonata 4G, ZTE Nubia 5S dhe ZTE Nubia 5S Mini, ndërsa merret vesh se në panair do të prezantojë edhe disa pajisja tjera.

Kompania ka thënë gjithashtu se për të parën herë në CES do ta prezantojë fabletin e saj të parë, pajisjen e cila posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen 5.7 inç në HD, teknologjinë Gorilla Glass dhe zërimin e bazuar në Dolby.

Në mesin e teknologjive të reja, ZTE do të prezantojë edhe një pajisje të re për WiFi hotspoty si dhe një mini-projektor. Javën e ardhshme, ZTE do të jap edhe më shumë detaje për modelin e saj të ri të telefonit, Grand S2. / Telegrafi /