[tag_tagmanagerringier]a Çmimi i Moto X zbritet në 399 dollarë - Telegrafi - Telegrafi Çmimi i Moto X zbritet në 399 dollarë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i Moto X zbritet në 399 dollarë

Çmimi i Moto X zbritet në 399 dollarë

Modeli kryesor i telefonit të Motorola-së, Moto X tani ofrohet me çmim të zbritur prej 399 dollarësh, pa kontratë, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë së blerë nga Google së fundmi.

Rick Osterloh, zëvendës president i Motorola’së për Menaxhim të Produkteve e ka sqaruar arsyen e ofrimit të këtij opsioni për blerjen e e Moto X, duke thënë se planet tarifore të operatorëve për konsumatorët me parapagim janë duke u bërë gjithnjë e më të volitshme, prejt të cilave përdoruesit mund të kursejnë më shumë para, të cilat më pas mund ti përdorin për ta blerë telefonin e kompanisë.

Siç dihet, Moto X posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.7-inç në 720p, procesorin 1.7GHz dual-core Qualcomm Snapdragon S4 Pro, quad-core Adreno 320 GPU, 2GB RAM, opsionin për 16 apo 32 GB për memorie të brendshme, si dhe kamerën me 10.5-mega-piksel. / Telegrafi /