[tag_tagmanagerringier] HTC, LG dhe Huawei do të humbin pjesë të tregut në 2014 - Telegrafi - Telegrafi HTC, LG dhe Huawei do të humbin pjesë të tregut në 2014 - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

HTC, LG dhe Huawei do të humbin pjesë të tregut në 2014

HTC, LG dhe Huawei do të humbin pjesë të tregut në 2014

Sipas analistëve të industrisë mobile të cilët janë cituar nga DigiTimes thuhet se një numër i prodhuesve të telefonave të mençur mobil, duke përfshirë edhe emrat e mëdhenj si LG, HTC dhe Huaëei mund të humbin pjesë të vlefshme të tregut në vitin 2014.

Ky është rezultat i shitjeve të qëndrueshme, por përgjithësisht të ulëta të modeleve kryesore të telefonave të tyre mobil.

Sipas një analisti i cili nuk ka dashur ti zbulohet identiteti është thënë se shitjet e HTC One kanë qenë të ngadalshme që nga lansimi i telefonit në muajin mars të këtij viti, përkundër faktit se ky model ka marrë çmime dhe mirënjohje nga industria.

Mirëpo, shitjet e dobëta të HTC One i janë atribuar edhe performancvës së dobët financiare të cilën e ka pasur HTC.


LG, gjithashtu po përballet me vështirësi në treg, edhe pse kompania shpresonte që model i saj i telefonit LG G2 do të shitej deri në 10 milionë njësi. Mirëpo në fakt, telefoni arriti vetëm në 2 milionë njësi të shitura.

Analistët mendojnë se arsyeja për performancën e ulët të shitjes së G2 është se LG pak kohë më pas kishte lëshuar edhe modelin e ri të telefonit, Nexus 5, dhe kjo e ndali vrullin e LG G2.

Megjithatë, prodhuesi i famshëm kinez, Huawei, ka performuar pak më mirë sesa LG, dhe ndihmesë e madhe për të ka qenë modeli Ascend P6. Kjo, pasi që prodhuesi kinez ka shitur tre milionë njësi të Ascend P6.

Në vitin që vjen mbetet të shihet nëse këta prodhues do ta marrin veten, apo përsëri do të varen nga operatorët mobil dhe subvencionimet që ata i bëjnë për telefonat e mençur mobil. / Telegrafi /