[tag_tagmanagerringier]a Nokia Lumia 630, model i lirë me dy SIM kartela? - Telegrafi - Telegrafi Nokia Lumia 630, model i lirë me dy SIM kartela? - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Nokia Lumia 630, model i lirë me dy SIM kartela?

Nokia Lumia 630, model i lirë me dy SIM kartela?

Blerja nga Microsoft nuk duket ti ketë penguar kompanisë Nokia të zhvillohet, pasi që ajo vazhdimisht është duke punuar në lansimin e modeleve të reja të telefonave të mençur të cilët bazohen në sistemin operativ Windows Phone.

Sipas një publikimi të fundit nga @evleaks thuhet se Nokia është gjithashtu duke punuar në model të ri të telefonit në Windows Phone 8, i cili vjen me dy kartela.

Modeli i ri i telefonit i koduar me emrin ‘Moneypenny’, pritet të jetë një model i lirë i telefonit të Nokia-së, i cili i dedikohet tregut aziatik fillimisht, ku bartja e dy kartelave është shumë e zakonshme.

Duke gjykuar nga madhësia e ekranit, pritet që Nokia Moneypenny në treg të paraqitet si version i ri i telefonit Lumia, nën numrin 630.


Një detaj interesant që është vërejtur në këtë model është funksionimi i rrjetit 3G në të dyja kartelat, dhe kjo gjë nuk është shumë e zakonshme, pasi që modelet me dy kartela nuk e mbështesin 3G-në në dy kartela, por vetëm në njërën prej tyre, ndërsa tjetra zakonisht është me 2G. / Telegrafi /