[tag_tagmanagerringier]a HTC prezanton Desire 400, me dy kartela dhe ekranin 4.3” - Telegrafi - Telegrafi HTC prezanton Desire 400, me dy kartela dhe ekranin 4.3” - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

HTC prezanton Desire 400, me dy kartela dhe ekranin 4.3”

HTC prezanton Desire 400, me dy kartela dhe ekranin 4.3”

Pa shumë zhurmë, prodhuesi i njohur tajvanez HTC e ka listuar modelin e saj të ri të telefonit të mençur - Desire 400 me dy SIM kartela, në disa nga faqet e saj të internetit.

Mirëpo, faqe të ndryshme të HTC-së kanë versione të ndryshme të telefonit, specifikat e të cilit dallojnë ngapak, varësisht nga tregu në të cilin prezantohen.

Sipas faqes ruse, Desire 400 dual-SIM vjen me një ekran me diagonalen prej 4.3 inç, rezolucion prej 480 x 800 pikselëve. Shtesa më e re në HTC Desire 400 është edhe procesori quad-core Snapdragon 400 me 1.2 GHz së bashku me 1 GB RAM.

Telefoni i ri i HTC-së gjithashtu përmban kamerën e pasme me 8 mega-piksel me LED ndriçues, si dhe atë të përparme me 1.6 mega-piksel, dhe 4 GB memorie me mundësinë e zgjerimit nëpërmjet portit për microSD. / Telegrafi /