LAJMI I FUNDIT:

LG G2 vitin e ardhshëm kalon në Android 4.4 KitKat

LG G2 vitin e ardhshëm kalon në Android 4.4 KitKat

Deri më tani është thënë disa herë me radhë se telefoni kryesor i kompanisë LG, G2 do të pajiset me versionin më të ri të Android, 4.4 KitKat, në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Ndërsa tani sipas një publikimi të operatorit francez SFR thuhet se LG G2 do të pajiset me Android 4.4 KitKat gjatë këtij muaji, edhe pse një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar vetë kompania.

Megjithatë, sot në faqen e LG-së është paralajmëruar përditësimi me Android 4.4 KitKat për LG G2.

Sipas njoftimit, përditësimi do të vijë gjatë muajit në tregun vendor në Kore, ndërsa përdoruesit ndërkombëtar të telefonit do të duhet të presin edhe pak për ta freskuar telefonin e tyre me Android 4.4 Kit Kat.


LG ka thënë se versioni ndërkombëtar i LG G2 do të bëhet me KitKat gjatë dy muajve të ardhshëm.

HTC One versioni i zhvilluesve tashmë është pajiusr me KitKat, bashkë me Moto X i cili e ka marrë versionin e ri Android 4.4 KitKat nga të gjithë operatorët e mëdhenj mobil në SHBA. / Telegrafi /