LAJMI I FUNDIT:

iPhone 5S, telefoni më i shitur në SHBA

iPhone 5S, telefoni më i shitur në SHBA

Edhe pse është duke u pritur që shitjet e iPhone 5S të “eksplodojnë” pas debutimit zyrtar të telefonit në China Mobile, suksesi i telefonit të Apple është edhe më i mirë në vendin e origjinës, SHBA, ku iPhone 5S e ka zënë vendin e parë, si telefoni më i shitur në të gjitha operatorët amerikan.

Sipas të dhënave të Canaccord Genuity, thuhet se iPhone 5S aktualisht është telefoni më i shitur në AT&T, Verizon, Sprint dhe T-Mobile për muajt – shtator, tetor dhe nëntor.

Telefoni i vetëm rival i cili i afrohet iPhone 5S të Apple është Samsung Galaxy S4, i cili e ka zënë vendin e dytë, ndërsa vendin e tretë e ka një telefon tjetër i Apple, përkatësisht iPhone 5C.

Para lansimit të iPhone 5S dhe 5C, Apple, Samsung, HTC, Nokia, Sony, dhe Motorola mbanin tri pozitat e para në njërin nga katër operatorët më të mëdhenj mobil në SHBA. / Telegrafi /