[tag_tagmanagerringier]a Samsung të fitojë 1 miliardë dollar nga Microsoft, për krijimin e pajisjeve në Windows Phone? - Telegrafi - Telegrafi Samsung të fitojë 1 miliardë dollar nga Microsoft, për krijimin e pajisjeve në Windows Phone? - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Samsung të fitojë 1 miliardë dollar nga Microsoft, për krijimin e pajisjeve në Windows Phone?

Samsung të fitojë 1 miliardë dollar nga Microsoft, për krijimin e pajisjeve në Windows Phone?

Të gjithë e dinë se Samsung ka pasur një sukses të jahstëzakonshëm me krijimin e telefonave të mençur dhe tabletëve në platformën mobile të Google, Android. Mirëpo, përveç këtyre pajisjeve, Samsung ka prodhuar edhe disa modele të telefonave në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone, ndërsa tani duket se Microsoft është duke u munduar kompaninë Samsung që ta shtyjë prodhuesin jugkorean të krijojë një marrëveshje të re strategjike me të.

Sipas një raporti nga Eldar Murtazin, thuhet se Microsoft është në bisedime me Samsung për ta shtyrë këtë të fundit të krijojë edhe disa modele të reja të telefonave në Windows Phone, dhe si kundër-shpërblim Samsung do të fitonte 1 miliardë dollar nga Microsoft.

Megjithatë, dihet se Samsung nuk ka ndonjë nevojë të madhe për kesh, si dhe në anën tjetër kompania aziatike është duke u munduar që të pavarësohet nga Android, pasi që është në krijim të platformës së saj mobile – Tizen OS. Por, ka zëra që thonë se një ofertë e tillë nga Microsoft, mbase do ta ndihmojë kompaninë Samsung që të largohet paksa nga Android, që të jetë më e pavarur.

Samsung është lojtari kryesor në tregun e telefonave të mençur mobil sot, ndërsa Microsoft është duke synuar të përfitojë nga pozita e Samsung, dhe të bëjë që sa më shumë njerëz të kenë në dorë pajisjet e tyre të cilat bazohen në Windows Phone. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori