[tag_tagmanagerringier]a Huawei Ascend P7 vjen në prill të 2014 - Telegrafi - Telegrafi Huawei Ascend P7 vjen në prill të 2014 - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Huawei Ascend P7 vjen në prill të 2014

Huawei Ascend P7 vjen në prill të 2014

Së fundmi është folur shumë për versionin e përditësuar të telefonit Huawei Ascend P6, përkatësisht modelin Ascend P6S, ndërsa tani ka disa zëra që thonë se kompania kineze tashmë është duke menduar për debutimin e gjeneratës së re të telefonit të saj të mençur, modelin Huawei Ascend P7.

Sipas GSM Arena thuhet se Huawei Ascend P7 do të lansohet në prill të vitit 2014, ndërsa faqja ka dhënë edhe disa specifika të mundshme të këtij telefoni.

Huawei Ascend P7 thuhet se do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç në full High Defintion dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin 1.6GHz quad core Balong 910 nga HiSilicon dhe 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të Huawei Ascend P7 përfshijnë edhe 16GB memorie të brendshme, microSD për zgjerim të hapësirës, si dhe dy kamera të fuqishme si nga pjesa e përparme, por edhe ajo e pasme.


Në pjesën e përparme, Huawei Ascend P7 do ta ketë kamerën me 8 mega-piksel për video chat, ndërsa prapa do të jetë kamera me 13 mega-piksel me auto fokus dhe ndriçuesin LED. Pajisja do të vijë me Android 4.4 KitKat dhe ndërfaqen e Huawei EmotionUI 2.0. / Telegrafi /