[tag_tagmanagerringier]a Kinë: Para-porositë për iPhone, fillojnë të enjten - Telegrafi - Telegrafi Kinë: Para-porositë për iPhone, fillojnë të enjten - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Kinë: Para-porositë për iPhone, fillojnë të enjten

Kinë: Para-porositë për iPhone, fillojnë të enjten

China Mobile do të fillojë më pranimin e para-porosive për iPhone nga 12 dhjetori 2013, thuhet sipas një njoftimi të publikuar në The Wall Street Journal.

Edhe pse zëdhënësi i China Mobile nuk e ka konfirmuar datën, një përfaqësues tjetër i China Mobile ka thënë se përdoruesit e kësaj kompanie do të mund ta porosisin iPhone-in e tyre që nga e dita e enjte.

Gazeta ka thënë se Apple dhe China Mobile përfundimisht janë marrë vesh për lansimin e iPhone në Kinë. Prodhuesi i famshëm i iPhone, kompania Apple tashmë ka një prezencë solide në Kinë përmes operatorëve tjerë si China Unicom dhe China Telecom.

Mirëpo, është China Mobile operatori i cili ka mbi 740 milionë përdorues, për tu bërë edhe operatori më i madh mobil në botë, dhe natyrisht se kjo është një arritje e jashtëzakonshme e kompanisë Apple.


Sipas një raporti tjetër thuhet se China Mobile tashmë ka mbi 42 milionë iPhones në rrjetin e saj, edhe pse nuk ka qenë duke e ofruar telefonin për përdoruesit e saj, zyrtaisht. / Telegrafi /