LAJMI I FUNDIT:

Gold HTC One arrin në Evropë

Gold HTC One arrin në Evropë

Para disa ditësh, prodhuesi i famshëm tajvanez HTC ka prezantuar modelin e ri të telefonit të saj Gold HTC One, domethënë versionin e artë të HTC One, i cili tashmë ka dal në shitje në Evropë, përkatësisht në tregun gjerman.

Gold HTC One tani mund të blihet tek operatori mobil O2 në Gjermani, ndërsa kjo është e mundur vetëm me kontratë dy vjeçare, me çmim fillestar prej 1 euro dhe kontratë mujore prej 40 euro në muaj për dy vjet.

Modeli i artë i telefonit – Gold HTC One posedon karakteristika të njëjta sikurse modelet e njëjta në ngjyra të ndryshme, ose procesorin quad core në 1.7GHz Snapdragon 600 dhe 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të Gold HTC One përfshijnë edhe ekranin me 4.7 inç në high definition me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe opsionin e memories me 32GB ose 64GB. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori