LAJMI I FUNDIT:

Kërkesë e madhe për Lumia 1520, shtyhet debutimi në treg!

Kërkesë e madhe për Lumia 1520, shtyhet debutimi në treg!

Modeli kryesor i telefonit të mençur të Nokia-së në Windows Phone, Nokia Lumia 1520 është dashur të paraqitet sot në treg dhe të jetë në dispozicion për shitje, mirëpo tani duket se blerësit potencial të këtij modeli do të duhet të presin edhe pak për ta pasur atë, pasi që besohet se ka shumë kërkesa për këtë model të telefonit.

Sipas një raporti të fundit thuhet se Microsoft Store dhe operatori mobil amerikan, AT&T, të cilët janë ofruesit kryesor të Lumia 1520, i kanë njoftuar përdoruesit e tyre se ky model i telefonit do të vonohet, dhe nuk do të paraqitet në ditën e caktuar paraprakisht.

Edhe pse ende nuk ka detaje se për sa kohë Lumia 1520 do të dërgohet tek blerësit, sipas WPCentral thuhet se modeli më i avancuar i Nokia-së do të paraqitet zyrtarisht më 2 dhjetor.

Nokia Lumia 1520 vjen me versionin e fundit të Windows Phone, dhe pajisja përmban ekranin e ndjeshëm në prekje me 6 inç në formatin Full HD, me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.


Karakteristikat e tjera në Nokia Lumia 1520 përfshijnë edhe procesorin quad core Snapdragon 800 nga Qualcomm, 2GB RAM dhe GPU Adreno 330. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori