LAJMI I FUNDIT:

Motorola prezanton zyrtarisht Moto G

Motorola prezanton zyrtarisht Moto G

Motorola ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit në sistemin operativ Android, Motorola Moto G, të cilin kompania e ka prezantuar zyrtarisht në një ngjarje mediale në Brazil.

Motorola Moto G është telefoni i parë i kompanisë në Android i cili do të lansohet zyrtarisht në tregun global, pasi që paraardhësi i këtij modeli, Motorola Moto X aktualisht është në dispozicion vetëm në SHBA.

Moto G është dizajnuar të jetë një model global i telefonit të mençur, i cili ofron përvojën e plotë të një telefoni të mençur për një kosto mjaft të lirë, pasi që ky model do të shitet për një çmim prej 200 dollarësh.

Motorola Moto G ofron një dizajn të ngjashëm me Moto X, i cili do të ofrojë ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.5 inç në formatin HD, dhe rezolucionin prej1280 x 720 pikselëve, me 329 piksel për inç.


Procesori i Motorola Moto G vjen me 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400, 1GB RAM, si dhe baterinë me mundësi të kohëzgjatjes deri në 10 orë bisede aktive në 3G.

Telefoni i ri i kompanisë së blerë nga Google, Android 4.3 Jelly Bean, mirëpo së shpejti ky model do ta ketë versionin e ri të Android, 4.4 Kit Kat në të ardhmen e afërt.

Motorola Moto G ofrohet në dy opsione të memories së brendshme, përkatësisht me 8GB për 179 dollarë, dhe opsionin me 16GB, i cili do të shitet për 199 dollarë. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori