LAJMI I FUNDIT:

Sony “prezanton” modelin e ri Xperia Z1 Mini

Sony “prezanton” modelin e ri Xperia Z1 Mini

Sony pritet që të lansojë modelin e ri të telefonit të saj të mençur, versionin minimal të telefonit Sony Xperia Z1 Mini, i cili pritet të lansohet më vonë gjatë këtij muaji, dhe këto të dhëna janë konfirmuar pasi që telefoni është paraqitur në faqen zyrtare të kompanisë, edhe pse i njëjti menjëherë është larguar më pas nga aty.

Në faqen e kompanisë Sony është paraqitur një pamje e modelit zyrtar Sony Xperia Z1s apo Z1 Mini, i cili besohet se është versioni ndërkombëtar i modelit Xperia Z1f, i cili në Japoni është lansuar në operatorin NTT DoCoMo.

Lajmi i fundit i cili është bërë i ditur për Sony Xperia Z1s, ishte pohimi se ky model i telefonit do të debutonte në treg më 12 nëntor, ndërsa publikimi në faqen e Sony është bërë sot, më 11 nëntor.

Sony Xperia Z1s pritet të sjell karakteristika të ngjashme sikurse modeli Z1f, ndërsa ky i fundit vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.3 inç në formatin HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve.


Sony Xperia Z1s do të ofrojë edhe procesorin quad core Qualcomm Snapdragon 800 me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Kamera e këtij modeli do të jetë me 2 mega-piksel në Sony Exmor R, dhe kamera tjetër e pasme me 20 mega-piksel Sony Exmor RS, e cila shërben për foto dhe video të cilësisë së lartë. Bateria e Xperia Z1s thuhet se do të jetë 2,300 mAh, ndërsa detajet tjera pritet të zbulohen në ditët në vijim, nëse jo nesër gjatë ditës. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori