LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Google prezanton Nexus 5

Zyrtare: Google prezanton Nexus 5

Deri më tani, ne kemi parë shumë fotografi të Google Nexus 5 dhe versionit të ri të sistemit të ri operativ të Google, Android 4.4 Kit Kat, ndërsa tani kompania e ka zyrtarizuar modelin e shumë-pritur të telefonit të saj.

Me sa duket, shumica e karakteristikave të përfolura për Nexus 5 kanë qenë të saktë, pasi që Nexus 5 do të bazohet në Android 4.4 Kit Kat dhe ekrani i telefonit do ta ketë diagonalen prej 5 inç.

Ekrani i telefonit të Google Nexus 5 posedon edhe rezolucionin HD në 1920 x 1080 piksel, 445ppi, dhe procesorin quad core në Adreno 330 GPU.


Më saktë, Nexus 5 do të vijë me procesorin Snapdragon 800 me 2.3 GHz, 2 GB RAM dhe opsionet e memories me 16 apo 32 GB.

Google Nexus 5 posedon edhe kamerën e përparme me 1.3 mega-piksel, atë të pasmen me 8 mega-piksel me stabilizimin optik, ndërsa do të mbështesë edhe brezat 2.4/5GHz, WiFi, NFC dhe Bluetooth 4.0.

Google Nexus 5 do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë, ndërsa çmimet do të fillojë prej 349 për modelin 16GB, apo 399 dollarë për modelin me 32GB memorie.

Më shumë detaje në lidhje me Google Nexus 5 mund të gjenden në Google Play Store, ndërsa modeli i ri i telefonit të Google është në dispozicion për tu blerë nga sot, data 1 nëntor. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori