LAJMI I FUNDIT:

Samsung shet 1 milion pajisje mobile në ditë

Samsung shet 1 milion pajisje mobile në ditë

Tashmë dihet mirë se Samsung ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me linjën e saj të telefonave dhe tabletëve të linjës Galaxy, ndërsa për ta dëshmuar këtë Samsung njoftoi në konfereancën e saj të zhvilluesve se tani kompania po shet nga 1 milion pajisje mobile për çdo ditë.

Lajmi është bërë i ditur nga David Eun në Samsung Developer Conference, dhe Samsung ka thënë se është duke u munduar të krijojë një spektër të gjerë të aplikacioneve mobile.

Nëse kjo shifër e Samsung vazhdon të mbetet e njëjtë, atëherë i bie që kompania lidere në shitjen e telefonave në botë të arrijë në shitjen e 365 milionë telefonave brenda një viti, dhe ky është një numër impresionues dhe e konfirmon edhe një herë se dominimi i Samsung nuk do të zbehet shpejtë.

Para pak kohës, Samsung ka njoftuar se profiti i saj ka arritur në 9.6 miliardë dollar për tremujorin e tretë të vitit, ndërsa kompania gjithashtu ka thënë se deri më tani ka arritur të shesë 40 milionë njësi të modelit të saj më të famshëm të telefonit, Galaxy S4./ Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori