LAJMI I FUNDIT:

LG Flex në treg, muajin e ardhshëm

LG Flex në treg, muajin e ardhshëm

LG po bëhet gati ta lansojë modelin e ri të telefonit të saj me ekranin e lakuar, përkatësisht modelin LG Flex, dhe tani me sa duket kompania jug-koreane është duke menduar që ta lëshojë këtë model të ri të telefonit në vendin e saj të origjinës, në Korenë e Jugut dhe tre operatorët e mëdhenj mobil atje.

Para disa ditësh në internet ishte publikuar një pamje e mundshme e LG Flex me ekranin e lakuar, edhe pse ky koncept i telefonit të ri të LG-së mund të jetë i saktë, sepse para pak kohësh LG e kishte zyrtarizuar teknologjinë e saj të ekraneve të lakuar për pajisjet e saj, si dhe pati paralajmëruar modele të telefonave mobil që do të përdorin këtë teknologji.

Sipas burimeve jozyrtare të lajmit thuhet se LG Flex do të vijë me ekranin e lakuar në diagonalen prej 6 inç, ndërsa “thyerja fizike” e ekranit do të jetë vertikale nga lart-poshtë, që është pak më ndryshe se sa modeli rival i telefonit të Samsung, Galaxy Round, të cilën kompania jug-koreane e ka prezantuar së fundmi.

Edhe pse nuk ka asnjë informacion zyrtar, media më e madhe koreane thotë se LG Flex do të debutojë në tregun jugkorean gjatë muajit nëntor, tek tre operatorët mobil. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Kalo në kategori