LAJMI I FUNDIT:

Nexus 5, karakteristika “të çmendura” për 299 dollarë!

Nexus 5, karakteristika “të çmendura” për 299 dollarë!

Sipas një burimi anonim i cili ka folur për PhoneArena thuhet se gjenerata e re e telefonit të Google, Nexus 5 do të dal në shitje për një çmim jashtëzakonisht të volitshëm prej 299 dollarësh, edhe pse ky model i telefonit pritet të sjell disa nga karakteristikat më të mira të një telefoni mobil të bazuar në Android.

Burimi i Phone Arena ka thënë se për 299 dollarë, pronarët e rinj të Nexus 5 do të marrin 16GB memorie të brendshme si dhe baterinë me 2,300 mAh.

Ndërsa, sipas burimit thuhet se versioni i telefonit i cili do të kushtojë 399 dollarë do të sjell 32GB memorie të brendshme, si dhe baterinë me 3,000 mAh.

Karakteristikat tjera Nexus 5 përfshin edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç në full HD 1080p, procesorin 2.3GHz Snapdragon 800, 2GB RAM, kamerën e pasme me 8-mega-piksel me opsionin e stabilizimit optik të fotografisë, kamerën e përparme me 1.3-mega-piksel, lidhjen për NFC si dhe versionin e fundit të sistemit operativ, Android 4.4 KitKat. / Telegrafi /
.


Në trend Teknologji

Më shumë
Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Kalo në kategori